Lajme
Nxehtësia detyron termocentralet zvicerane të ulin prodhimin
Vala e të nxehtit godet termocentralet në Zvicër
Vala e të nxehtit dhe temperaturat e larta po krijojnë probleme për disa centrale bërthamore në Evropë, përfshirë edhe në Zvicër. Megjithatë, ndikimi nuk është i njëjtë për të gjitha centralet dhe varet kryesisht nga teknologjia e përdorur për ftohje, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër, temperatura e lumit Aare është faktori kryesor për funksionimin e centraleve Beznau I dhe II. Kur temperatura e ujit arrin 25 gradë Celsius, operatori Axpo redukton prodhimin e energjisë ose, në raste të caktuara, e ndalon përkohësisht atë.
Kjo ka ndodhur disa herë që nga qershori.
Centrali i Beznau-t përdor drejtpërdrejt ujin e lumit për ftohje. Gjatë procesit, uji ngrohet përpara se të rikthehet në Aare. Në kushtet kur lumi tashmë është shumë i ngrohtë, kthimi i ujit më të nxehtë mund të dëmtojë ekosistemin dhe organizmat ujorë. Për këtë arsye, prodhimi reduktohet për të mbrojtur mjedisin.
Jo të gjitha centralet zvicerane preken njësoj
Dallimi shihet edhe brenda Zvicrës. Beznau I dhe II i përkasin gjeneratës së vjetër të centraleve që përdorin ujin e lumit për ftohje. Në funksionim të plotë, këto centrale kërkojnë rreth 40 mijë litra ujë të lumit në sekondë për këtë proces.
Ndryshe funksionojnë centralet më të reja në Gösgen dhe Leibstadt, të cilat përdorin kryesisht ajrin e ambientit për ftohje dhe janë shumë më pak të varura nga temperatura apo sasia e ujit të lumenjve.
Edhe Leibstadt përdor ujë nga lumi Rhein, por në sasi dukshëm më të vogla. Sipas operatorit të centralit, aktualisht nga Rhein-i merren rreth 2,900 litra ujë në sekondë, ndërsa pjesa më e madhe rikthehet përsëri në lumë. Vetëm humbjet përmes avullimit zvogëlojnë sasinë e ujit të kthyer.
Kështu, vala e të nxehtit po tregon një dallim të rëndësishëm mes centraleve të vjetra dhe atyre më moderne: sa më shumë që një central varet nga uji i lumenjve për ftohje, aq më i ndjeshëm mund të jetë ndaj temperaturave të larta dhe thatësirës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













