Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë deri më tash janë numëruar 40.81% e votave me postë.
Lëvizja Vetëvendosje deri tash ka 70.28% të votave ose 23,972 vota, transmeton albinfo.ch.
Lidhja Demokratike e Kosovës është në vendin e dytë me 14.82% ose 5,055 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 7.70% apo 2,625 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.22% ose 1,779 vota.