Kosova
Numërohen 27 nga 47 vendvotimet e diasporës
Procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike të Kosovës po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka njoftuar se synon që ky proces të përfundojë gjatë ditës së sotme.
Deri më tani, janë numëruar 27 nga 47 vendvotime.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se numërimi i këtyre votave ka nisur pasditen e djeshme.
“Ky proces ka nisur gjatë pasdites së enjtes dhe deri në fund të ditës së enjte numri i vendvotimeve që janë numëruar dhe që i takojnë këtyre përfaqësive diplomatike është 13 nga 47. Menjëherë në mëngjes kemi filluar procesin me kutitë e tjera dhe si KQZ jemi duke u përpjekur që procesi i numërimit që i takon votimit në përfaqësitë diplomatike të arrijë të përmbyllet gjatë ditës së sotme, e premte”, ka deklaruar ai për KlanKosova, transmeton albinfo.ch.
Elezi ka folur edhe për ecurinë e procesit në Qendrat Komunale të Numërimit, ku po bëhet numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.
“Sa i përket procesit në Qendrat Komunale të Numërimit, pra ku është bërë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime të rregullta, mund të konfirmoj se para pak çastesh kemi përmbyllur këtë proces në dy komuna, bëhet fjalë për Gjilanin dhe Prizrenin. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që kanë përmbyllur këto aktivitete është 37. Ka mbetur vetëm Komuna e Prishtinës, qendra më e madhe komunale me numrin më të madh të vendvotimeve, gjithsej 262, dhe është e natyrshme që të përmbyllet me vonë. Besojmë se ky proces do të përfundojë gjatë fundjavës që kemi përpara”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










