Lajme
Norvegjia ndihmon Ukrainën ushtarakisht
Ministria norvegjeze e Mbrojtjes njoftoi se i ka dërguar Ukrainës 10 mijë predha moderne artilerie me rreze të gjatë, përcjell albinfo.ch.
Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Björn Arild Gram, në një deklaratë për televizionin shtetëror NRK të vendit të tij tha se Ukraina ka shumë nevojë për mbrojtje dhe se për këtë arsye këtij vendi i kanë dërguar 10 mijë predha artilerie me rreze të gjatë.
Gram ndau informacionin se Ukrainës i kanë dërguar ndihmë ushtarake në vlerën 600 mijë euro që nga fillimi i luftës së Rusisë. “Nuk mund të lejojmë që Rusia të fitojë luftën në Ukrainë. Norvegjia teksa mbështet Ukrainën me armë dhe pajisje, ajo vepron në një bazë të sigurt në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, deklaroi Gram.
Ndër të tjera Gram informoi se predhat artilerike që kanë dërguar në Ukrainë mund të godasin objektivat në një largësi 30 km dhe se predhat përdoren në obuzët vetëlëvizës M109.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











