Lajme
Nju-Jorku, në rrugën e rihapjes më 8 qershor
Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut njoftoi se parashikon një heqje të pjesshme të kontrollit për qytetin e Nju Jorkut javën e 8 qershorit, me kusht që treguesit e shëndetit publik të jenë të kënaqshme.
Kjo heqje e kufizimeve, në fuqi që nga 22 marsi, do të prekë vetëm një pjesë të ekonomisë, kryesisht ndërtimin dhe prodhimin, si pjesë e fazës së parë të planit të rihapjes së guvernatorit Andrew Cuomo.
“Ne jemi në rrugën e rihapjes më 8 qershor”, tha ai në konferencën e tij të përditshme për shtyp, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Plani lejon heqjen e izolimit vetëm pasi shtatë treguesit e përzgjedhur të shëndetit publik të jenë jeshilë, midis tyre ulja e numrit të pacientëve në spitale dhe ai i vdekjeve, për një periudhë të zgjatur (14 ditë rresht).
Deri më tani, Nju-Jorku plotëson vetëm katër, por Cuomo tha se është i sigurt se të gjithë do të jenë të gjelbër brenda javës tjetër.
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















