Lajme
Një tjetër skiator vdes në një ortek në Alpe
Ortek vdekjeprurës në Francë gjatë skijimit jashtë piste
Raportohet se një skiator nga Spanja ka humbur jetën të hënën si pasojë e një orteku në rajonin Tignes të Alpeve Franceze, teksa po bënte ski jashtë pistave të autorizuara, transmeton albinfo.ch.
Menjëherë pas incidentit, një helikopter me ekipe shpëtimi ka ndërhyrë në vendngjarje, ku viktima është gjetur pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai është nxjerrë i pajetë nga masa e dëborës.
Shërbimi meteorologjik francez kishte lëshuar më herët paralajmërime për rrezik të “konsiderueshëm” të orteqeve (kategoria 3) në Alpet veriore franceze, ndërsa për pjesën jugore të vargmalit dhe Pirenejtë ishte shpallur rrezik “i lartë” (kategoria 4).
Vetëm që nga fillimi i këtij muaji, rreth 20 skiatorë kanë humbur jetën si pasojë e orteqeve në Alpe, në vende si Austria, Franca dhe Zvicra, duke rikthyer vëmendjen mbi rreziqet e skijimit jashtë pistave në kushte të paqëndrueshme atmosferike. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











