Jeta në Zvicër
“Një për të gjithë, të gjithë për një”, historia e motos jozyrtare që bashkon Zvicrën
Edhe pse nuk është e përcaktuar në Kushtetutë, shprehja latine “Unus pro omnibus, omnes pro uno” është bërë simboli më i njohur i unitetit dhe solidaritetit zviceran.
Zvicra nuk ka një moto zyrtare të përcaktuar në Kushtetutë apo në ligj. Megjithatë, prej më shumë se një shekulli, shprehja latine “Unus pro omnibus, omnes pro uno”, që do të thotë “Një për të gjithë, të gjithë për një”, është bërë simbol i unitetit dhe solidaritetit të vendit. Sot ajo konsiderohet gjerësisht si motoja jozyrtare e Konfederatës Zvicerane.
Sipas Swissinfo, kjo shprehje mori rëndësi të veçantë në gjysmën e dytë të shekullit XIX, gjatë krijimit të shtetit modern federal. Pas zjarrit të madh në Glarus në vitin 1861 dhe përmbytjeve të vitit 1868, autoritetet dhe mediat e përdorën moton në fushatat kombëtare për mbledhjen e ndihmave, duke nxitur solidaritetin ndërmjet kantoneve dhe qytetarëve.
Me kalimin e viteve, motoja u bë pjesë e identitetit zviceran dhe sot përdoret shpesh në raste krizash, festash kombëtare dhe ngjarjesh zyrtare për të theksuar frymën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët. Madje, versioni i saj latin është i gdhendur edhe në kupolën e Pallatit Federal në Bernë, selisë së Parlamentit dhe Qeverisë së Zvicrës.
Edhe pse shumë e lidhin këtë shprehje me romanin “Tre Muskëtierët” të Alexandre Dumas, në Zvicër ajo ka marrë një kuptim krejtësisht të veçantë. Ajo simbolizon bashkëjetesën e katër komuniteteve gjuhësore, bashkëpunimin mes 26 kantoneve dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti federal zviceran.
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor











