Lajme
Një pasagjer i dehur detyroi aeroplanin e ‘Turkish Airlines’ të bënte ulje emergjente
Një avion i “Turkish Airlines”, që fluturonte nga Stambolli në Singapor, ka bërë një ulje emergjente në Indi.
Shkak është bërë prezenca e një pasagjeri të dehur, i cili sulmoi dhe ofendoi ekuipazhin e kabinës.
Pasi u sulmuan dhe nuk arritën ta neutralizonin pasagjerin, stafi i komunikoi pilotit situatën dhe ky i fundit mori vendimin që të bënte ulje emergjente në aeroportin më të afërt, rporton cnn përcjell albinfo.ch.
Pasi mori lejen e kullës, avioni u ul në pistë dhe menjëherë në avion mbërritën forca të shumta policie, të cilat bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e personit.
Pas rreth dy orësh qëndrimi në Nju Delhi, avioni u ringrit në fluturim për të vijuar drejt destinacionit final.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












