Lajme
Një në katër vetë ka ‘prejardhje migracioni’ në Gjermani
Numri i qytetarëve me "prejardhje migracioni" në Gjermani vazhdon të rritet.
Numri i qytetarëve me “prejardhje migracioni” në Gjermani vazhdon të rritet. Kryesojnë emigrantët nga Turqia, Polonia dhe Rusia.
Një studim i fundit tregon se më shumë se një e katërta e njerëzve që jetojnë aktualisht në Gjermani, ose janë të lindur jashtë vendit ose kanë të paktën një prind emigrant, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, shifrat e fundit të publikuara nga Agjencia Gjermane e Statistikave Destatis tregojnë se “njerëzit me prejardhje migracioni” përbëjnë 27.2% të popullsisë së Gjermanisë.
Referuar të dhënave të nxjerra nga agjencia, ky është numri më i lartë që nga viti 2005, kur ky sondazh u krye për herë të parë. Nga 82 milionë banorë që jetojnë Gjermani, rreth 22.3 milionë janë të lindur jashtë Gjermanisë ose kanë prejardhje jogjermane.
Nga vijnë emigrantët?
Shumica e njerëzve me prejardhje migracioni e kanë origjinën nga Evropa dhe Azia. Rreth 7.5 milionë kanë lidhje me vendet e tjera të BE-së, 3.5 milionë me Lindjen e Mesme dhe 1.1 milion me Afrikën.
Turqia mbetet shteti me numrin më të madh të migrantëve në Gjermani, me 12%, e ndjekur nga Polonia me 10% dhe Rusia me 6%.
Çfarë gjuhësh flasin?
Anketuesit evidentuan se në 46% të rasteve, njerëzit me prejardhje migracioni komunikojnë ekskluzivisht ose kryesisht gjermanisht në shtëpinë e tyre. Turqishtja është gjuha e dytë më popullore, me 8% të njerëzve me prejardhje migrante që e flasin atë në shtëpi, e ndjekur nga rusishtja me 7% dhe arabishtja me 5%.
Po emigrantët ukrainas?
Raporti nuk përfshin të dhënat nga lufta ruse në Ukrainë, e cila që nga muaji shkurt bëri që miliona vetë të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shifrat e vitit 2021 treguan se në Gjermani jetojnë rreth 308.000 ukrainas, shumica prej tyre emigrantë prej shumë vitesh.
Megjithatë policia gjermane njoftoi se që nga fillimi i luftës në Gjermani kanë mbërritur mbi 335,000 refugjatë ukrainas, duke dyfishuar numrin e shtetasve ukrainas në vend. Numri real ka të ngjarë të jetë më i madh, pasi ukrainasit mund të udhëtojnë në Gjermani pa vizë. Gjysma e tyre janë fëmijë dhe të rinj.
Prej shumë dekadash ekonomia gjermane ka qenë shumë e varur nga punëtorët e huaj, ndërkohë që politikanët vitet e fundit kanë punuar për të joshur edhe më shumë emigrantë në vend.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, politikanët gjermanë dhe ata të BE-së janë përpjekur të frenojnë emigracionin e paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme, duke u akuzuar për racizëm, kur krahasohen me solidaritetin e ofruar për refugjatët që vijnë tani nga Ukraina. /DW
E-Diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër Për herë të dytë ka hapur dyert Panairi i Bizneseve Shqiptare nga Lugina, “Panairi Lugina”, në...
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit