Lajme
Një në katër pajisje elektrike dështon në kontrollet e sigurisë në Zvicër
Autoritetet zvicerane kanë konstatuar mangësi në 281 nga rreth 1,000 produkte elektrike të kontrolluara gjatë vitit 2025. Në 172 raste, defektet lidhej drejtpërdrejt me sigurinë elektrike.
Inspektorati Federal Zviceran për Instalimet me Rrymë të Lartë (ESTI) ka kontrolluar rreth 1,000 produkte elektrike gjatë vitit 2025, duke konstatuar mangësi në 281 prej tyre.
Në 172 raste, defektet e gjetura përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë elektrike. Mangësitë e tjera kishin të bënin me mungesën e certifikatave të konformitetit, etiketave ose dokumentacionit teknik. Edhe pse këto probleme mund të mos jenë të dukshme për konsumatorët, ato mund të shkaktojnë goditje elektrike, mbinxehje apo edhe zjarre.
Kontrollet e ESTI-së u kryen në mënyrë të rastësishme dhe mbi bazë rreziku, si në platformat e shitjeve online dhe pikat fizike të shitjes, ashtu edhe te prodhuesit dhe në panaire.
Kur u konstatua rrezik i menjëhershëm, autoriteti ndaloi shitjen e produkteve. Në total u vendosën 65 ndalime shitjeje, kryesisht për materiale instalimi, pajisje shtëpiake dhe zyre, pajisje ndriçimi dhe karikues.
Mes produkteve problematike kishte edhe pajisje me priza të huaja të palejuara në Zvicër. Në 23 raste të tjera, kompanitë përgjegjëse, në bashkëpunim me ESTI-n, tërhoqën nga tregu produkte me defekte. Në mesin e tyre ishin power bank-ë, fshesa me korrent pa kabllo, fritezat me ajër dhe adaptorë të ndryshëm për priza.
Çmimi shumë i ulët mund të jetë sinjal alarmi
Autoritetet zvicerane paralajmërojnë konsumatorët që të tregojnë kujdes të veçantë gjatë blerjeve të drejtpërdrejta nga platformat e huaja online.
ESTI thekson se nuk mund t’i parandalojë këto blerje, ndërsa konsumatorët përballen me rrezik më të madh dhe shpesh nuk kanë një pikë kontakti në Zvicër në rast se produkti shkakton probleme.
Sipas autoriteteve, çmimet jashtëzakonisht të ulëta, veçanërisht te shitësit aziatikë, mund të jenë një shenjë paralajmëruese.
Kujdes rekomandohet edhe me pajisjet që kanë priza gjermane të tipit Schuko, të njohura si priza me kontakt mbrojtës. Këto priza nuk lejohen të shiten në Zvicër, pasi mund të paraqesin rrezik zjarri.
Autoritetet këshillojnë konsumatorët që pajisjet elektrike t’i blejnë nga shitës të besueshëm dhe të njohur, të cilët kanë një adresë të qartë kontakti.
Gjithashtu, gjatë blerjes mund të ofrojnë siguri shtesë edhe markat e njohura të certifikimit, përfshirë markën vullnetare të sigurisë të ESTI-së.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











