Lajme

Një në 150 njerëz në botë i nënshtrohet skllavërisë moderne

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Punën ka njoftuar se numri i njerëzve që bëjnë punë të detyrueshme, apo që janë të martuar kundër dëshirës së tyre, shkon në gati 50 milionë viteve të fundit.

Në raportin më të ri të kësaj agjencie është thënë se krizat sikurse pandemia e koronavirusit, konfliktet e armatosura dhe ndryshimet klimatike kanë rritur pengesat në punësim dhe edukim.

Kjo nënkupton se gati një në çdo 150 njerëz në botë preket nga format moderne të skllavërisë, ka thënë raporti.

Për pasojë, është rritur varfëria ekstreme dhe migrimi i detyrueshëm, është thënë në raport.

Kombet e Bashkuara kanë synim që të zhdukin të gjitha format e skllavërisë moderne deri më 2030, mirëpo numri i njerëzve që u nënshtrohen këtyre abuzimeve është rritur për 10 milionë në periudhën 2016-2021./Euronews