Lajme
Një ndërtesë në Manhattan përfshihet nga zjarri, lëndohen 38 persona
Të paktën 38 persona pësuan lëndime, nga një zjarr që shpërtheu në një rrokaqiell në Manhattan të New Yorkut.
Zjarri shpërtheu në orët e vona të shtunës në katin e 20-të të rrokaqiellit, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell Albinfo.ch.
“Janë lënduar 38 persona, dy nga të cilët janë në gjendje kritike e pesë në gjendje shumë të rëndë, derisa të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta”, kanë njoftuar ekipet e zjarrfikësve.
Ata theksojnë se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i baterisë së një biçiklete elektrike.
Madje besojnë se një banor kishte qenë duke rregulluar biçikletën – duke e cilësuar si vepër të kundërligjshme për faktin se rrezikoi jetën e banorëve tjerë dhe nuk e dërgoi te ekipet e profesionalizuara për këtë.
Zjarrfikësit janë filmuar duke shpëtuar një grua, e cila del nga dritarja e apartamentit me ndihëm e litarit që ia ofron zjarrfikësi, raporton BBC, transmeton Albinfo.
https://www.bbc.com/news/av/world-us-canada-63532906
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












