Kosova
Një ministri në Maqedoni i referohet Kosovës me ‘Metohi’ reagon ministria e jashtme e Koovës
Një komunikatë e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërkomunitare në Maqedoninë e Veriut, ka zgjuar indinjatë te autoritetet e Kosovës, por pavarësisht reagimeve, ajo nuk është hequr nga faqja e ministrisë së shtetit fqinj.Në atë komunikatë, Kosova është shënuar si “Kosovë e Metohi”, një term që e përdorin zyrtarët në Serbi, të cilët edhe e kontestojnë pavarësinë e shtetit më të ri në Europë.
Në këtë publikim flitet për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërkomunitare në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviç në kampin e sportit “Serbia të thërret ty”, i mbajtur mes datave 1-11.08.2024 në Serbi.Në pjesën e publikimit ku përmenden fëmijët që kanë marrë pjesë në këtë kamp, Kosova është shënuar si “Kosova dhe Metohija”.
Ndonëse njoftimi nuk ka datë të publikimit, ministri Stoilkoviç, njoftoi për pjesëmarrjen e tij në këtë kamp.Për të kuptuar pse Kosovës iu referua me “Kosova dhe Metohija” nga një Ministri e Maqedonisë së Veriut, KALLXO.com ka drejtuar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti, megjithatë deri në publikimin e këtij artikulli, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.
Ngjashëm si në MPJ-në e Maqedonisë së Veriut, pyetje iu drejtuan edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për të marr qëndrimin e shtetit rreth këtij rasti, njëherësh për të kuptuar nëse është komunikuar me Qeverinë maqedonase për këtë çështje.Në MPJD thonë se e kanë përcjell verbalisht indinjatën dhe përmes Ambasadës në Shkup u kanë dërguar notë autoriteteve në Maqedoninë e Veriut.“MPJD, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, në lidhje me këtë rast ka komunikuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ku është përcjellë verbalisht indinjata jonë lidhur me një referencë të papranueshme për Republikën e Kosovës në një faqe zyrtare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, Ambasada ka dorëzuar notë, në të cilën përcillet qëndrimi i shtetit të Kosovës lidhur me këtë çështje” – thuhet në përgjigjen e MPJD-së.Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, nuk u është përgjigjur pyetjeve përkitazi me rastin.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













