Lajme
Një lugë mjaltë në mëngjes, mban sëmundjet larg
Mjalti është ushqimi antibiotik më i shëndetshëm që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja. Ne ju këshillojmë ta konsumoni, sidomos në këtë periudhë që koronavirusi është mes nesh. Përveçse është shumë i shëndetshëm, është shumë i shijshëm dhe i kombinueshëm për një mëngjes perfekt.
Një lugë mjaltë përmban 64 kalori, nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit. Përdorimi i mjaltit në vazhdimësi do t’ju sjellë shumë të mira shëndetësore.
Më poshtë dritare.net ju sjell disa përfitime nga mjalti!
1. Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.
2. Lufton kundër anemisë.
3. Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripit dhe ftohjes.
4. Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë, konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt.
5. Konsiderohet si antibiotik natyral, me të mund të mjekoni të djegurat e gjithashtu ka përmbajtje antibakteriale.
6. Ka përmbajtje të madhe të antioksidantëve dhe kalciumit prandaj ndikon në përmirësimin e memories.
7. Stimulon apetitin gjithashtu lufton temperaturën, ndërsa konsiderohet si një shërues natyral për lëkurën.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










