Lajme
Nisin testet provë për pasaportat e COVID-19 në Britaninë e Madhe
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në testet provë për pasaportat e COVID- 19.
Ai gjithashtu ka njoftuar se çdo javë dy teste të shpejta do të ofrohen falas për çdo të rritur në Angli.
Lajm i mirë edhe për tifozët anglezë të futbollit. Ata do të kthehen në stadiumin Wemble për finalen e Kupës më 15 maj.
Eventi është një nga disa testet që do të përdoret nga qeveria për të provuar gjatë javëve të ardhshme një sërë masash, përfshirë të ashtuquajturat “pasaporta COVID”.
Qëllimi është të shihet nëse njerëzit mund të kthehen në mënyrë të sigurt në tubimet masive në arenat sportive, klubet e natës dhe koncertet.
Pasaportat pritet të tregojnë nëse një person është vaksinuar, është testuar së fundmi negativ për virusin, ose nëse gjashtë muajt e fundit ka kaluar virusin dhe ka krijuar imunitet.
Disa evente do të zbulojnë gjithashtu se si ventilimi dhe testimi para dhe pas grumbullimeve mund të ndihmojnë turmat të kthehen në normalitet.
Deri më tani frekuentimi i pub-eve dhe restoranteve, të cilët po përgatiten të mirëpresin klientët pas lehtësimit të masave, nuk janë përfshirë në testim.
Lehtësimi i kufizimeve pritet me padurim në Mbretërinë e Bashkuar, por çështja e pasaportave të vaksinave ka qenë një temë, e cila ka ngjallur shumë debat.
Disa kritikë thonë se ata do të diskriminojnë anëtarët e varfër të shoqërisë dhe kombet e varfëra që nuk kanë qasje në vaksinat.
Komisioni Europian po propozon një Certifikatë të Gjelbër Digjitale në një përpjekje për të rivendosur udhëtimet brenda bllokut për ata që janë vaksinuar kundër virusit.
Si dhe prova e vaksinimit, ajo do të tregojë gjithashtu nëse mbajtësi ka krijuar imunitet pasi ka kaluar virusin edhe nëse nuk është vaksinuar.
Qëllimi është të shmangë diskriminimin ndaj atyre që nuk kanë janë vaksinuar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












