Kosova
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve
Me fillimin e sezonit veror dhe ardhjen e mërgimtarëve për pushime, pikat kufitare të Kosovës zakonisht përballen me rritje të fluksit të udhëtarëve dhe krijim të kolonave të gjata, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, situata aktualisht paraqitet e qetë dhe nuk raportohen pritje të gjata në vendkalimet kufitare.
Sipas informacionit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pothuajse të gjitha pikat e kalimit kufitar pritjet për hyrje dhe dalje janë vetëm nga 3 deri në 5 minuta.
Po ashtu, nuk janë raportuar kolona të automjeteve apo vonesa të theksuara në qarkullim, ndërsa autoritetet po vazhdojnë monitorimin e situatës për shkak të rritjes së pritshme të fluksit gjatë muajve të verës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












