Futboll
Ngatërrimi i himnit: Spikeri i stadiumit pranon se nuk ka fjetur për disa ditë
Ai ka thënë se mezi po priste ndeshjen me Andorrën, derisa nuk ka fjetur pas kësaj gafe të madhe
Ngatërrimi i himnit të Shqipërisë kishte bërë bujë në mediat ndërkombëtare, si një gjë e rrallë, derisa organizatorët kishin kërkuar falje, madje edhe presidenti francez.
Sikur të mos mjaftonte ngatërrimi i himnit, spikeri i stadiumit të “Stade le France”, i cili në vend që t’i kërkonte falje Shqipërisë, përmendi emrin e Armenisë, duke bërë kështu një gafë të dyfishtë.
Por, është pikërisht personi i quajtur Maks, i cili prej vitesh është spiker i stadiumit, që ka rrëfyer për “L’Equipe” makthin që përjetoi ato momente kur ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, si edhe kohët e vështira ditë pas asaj gafe, deri tek ndeshja tjetër që Franca luajti mbrëmë, ndaj Andorrës, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Nuk më ka ndodhur kurrë në më shumë se 500 evente sportive. Bëra një gabim të madh. Të jem i sinqertë, nuk e dëgjova veten duke e thënë diçka të tillë. E kuptova vetëm pasi më thanë të tjerët minuta më vonë. Truri im ishte bllokuar në ato momente. Me zor po prisja ndeshjen e mbrëmshme me Andorrën. Njerëzit mendonin se mos do futesha sërish në panik, por unë doja një ndeshje tjetër. Isha i paduruar për ta ndrequr, dhe nuk kam fjetur për ditë”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë Mbrëmë, në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, u hap ekspozita... -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











