Lajme
Nga sot, Austria u fut në izolim të plotë
Zyrtarisht nga sot, Austria u fut në izolim të plotë teksa në mbarë Evropën janë mbajtur protesta kundër masave kufizuese të vendosura për shkak të rritjes së rasteve me koronairus, transmeton albifo.at.
Në Austri, 8.9 milionë banorë nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia përveç nëse duhet të shkojnë në punë, të blejnë gjërat e nevojshme dhe të ushtrojnë. Ndërkaq, restorantet, baret, parukeritë, teatrot dhe dyqanet jothelbësore do të jenë të mbyllura.
Masat izoluese do të zgjasin deri më 12 dhjetor edhe pse autoritetet thanë se do të rivlerësojnë masat pas dhjetë ditësh.
Javën e kaluar, Austria u bë shteti i parë në Evropë që e bëri të detyrueshëm vaksinimin. Kjo masë pritet të hyjë në fuqi në muajin shkurt.
Masat kundër koronavirusit nxitën kundërshti dhe protesta, ndërkaq mbi 30,000 persona protestuan në Vjenë gjatë fundjavës. Ndërkaq, vetëm të dielën, më 21 nëntor rreth 6,000 persona protestuan në Linz.
Protesta kundër masave ndaj pandemisë në Zagreb, Kroaci, 20 nëntor 2021.
Protesta të dhunshme kundër masave në fundjavë kishte në mbarë Evropën.
Më 21 nëntor, në disa qytete në Holandë pati protesta të dhunshme. Policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, ndërkaq këta të fundit hodhën gjësende të forta drejt zyrtarëve policorë.
Të paktën katër protestues janë plagosur.
Në Holandë është vendosur izolim i pjesshëm, masë e cila do të zgjasë tri javë. Ky shtet po regjistron rritje të rasteve me COVID-19, pavarësisht se 85 për qind e popullsisë së rritur janë të vaksinuar plotësisht.
Protestuesit po kundërshtojnë propozimin e Qeverisë që të kërkojë dëshmi nga qytetarët nëse ata janë të vaksinuar apo të shëruar, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme që mbahen në ambiente të mbyllura.
Më 21 nëntor kishte protesta edhe në Belgjikë, të cilat në Bruksel u bënë të dhunshme. Protestuesit kundërshtuan masat e reja që kërkojnë që qytetarët të pajisen me certifikata të vaksinimit.
Protesta në fundjavë janë mbajtur edhe në Kroaci, Zvicër dhe Itali.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














