Lajme
Nga nesër SHBA do shkurtojë fluturimet në 40 aeroporte
Mbyllja e qeverisë amerikane e cila konsiderohet si më e gjata në historinë e vendit. Përfshirja e Kongresit në një mosmarrëveshje për buxhetin ka bërë që vendi të jetë në krizë që nga tetori me vonesa të pagave, pushime të detyruara nga puna e së fundi, edhe anulimin e fluturimeve për shkak të “shutdown”.
“Nëse mbyllja e qeverisë vazhdon, do të ketë një ulje prej 10% të kapacitetit të udhëtimit ajror në 40 aeroporte kryesore të SHBA-së nga e premtja. Vendimi vjen sepse kontrollorët e trafikut ajror kanë raportuar probleme me lodhjen. Është e pazakontë, ashtu siç është e pazakontë mbyllja, ashtu siç është e pazakontë fakti që kontrollorët tanë nuk janë paguar për një muaj”, ka deklaruar Sean Duffy, Sekretari amerikan i Transportit, transmeton albinfo.ch.
“Askush nuk fiton në një mbyllje të qeverisë”, u shpreh senatori republikan Mike Rounds për CNBC. Ai tha se SHBA-ja po humbet 15 miliardë dollarë në prodhim ekonomik çdo javë si rezultat, por shtoi se do të përpiqen të diskutojnë mundësi të ndryshme me kolegët e tyre demokratë dhe është optimist se kjo tani do të jetë e mundur.
Kongresi Amerikan duhet të kishte rënë dakord për një buxhet të ri federal para fundit të shtatorit. Megjithatë, një propozim për buxhet kalimtar i paraqitur nga Partia Republikane e presidentit Trump nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme në Kongres.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










