Lajme
Nga nesër në SRF, seriali shqiptarozviceran “Te Berberi”
"Çfarë kanë të përbashkët njerëzit nga Ballkani dhe qytetarët zviceranë? Askund nuk mund të mësosh më shumë për lagjen sesa nga një berber"

Seriali “Te berberi”, në qendër të rrëfimit të tij ka një temë rreth shqiptarëve në Zvicër, të shikuar në sensin komik. Ai është xhiruar dhe është shfaqur si premierë vitin e kaluar ndërsa tani, duke filluar nga nesër (e dielë, ora 18.15) “Te berberi…” fillon të emetohet edhe në televizionin SRF, që është transmetuesi publik i Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Me këtë rast, media të ndryshme zvicerane kanë bërë prezantimin e serialit. Mes tyre janë edhe media si SRF, “Klein report”, “Primenews.ch” etj. që kanë dhënë informacione të gjera rreth serialit ose kanë intervistuar producentin dhe njërinn¨der aktorët kryesorë, Florim Brajshorin.
“Çfarë kanë të përbashkët njerëzit nga Ballkani dhe qytetarët zviceranë? Askund nuk mund të mësosh më shumë për lagjen sesa nga një parukier. Kur Dauti kurioz, i luajtur nga Florim Brajshori, investon të gjitha kursimet e tij për të hapur një parukeri, atëherë aksioni është rend i ditës në sallonin e ri”, shkruan Klein Report”.
Në serialin e parë humoristik zvicerano-shqiptar “Te Berberi – Rritet sërish”, i riu kokëfortë, por i dashur stilon kokat e klientëve.
Ish-en e tij, të luajtur nga Monika Varga, Dauti e punëson si drejtoreshë menaxhuese. Duke bërë këtë, Dauti shpreson të krijojë një lidhje me të dhe djalin e tij Xonin (Jonathan Baranowski) për të ribashkuar familjen, siç shkruan Radio dhe Televizioni Zviceran (SRF) për historinë e serialit humoristik, transmeton albinfo.ch. Ai do të shfaqet për herë të parë në SRF 1 të dielën në orën 18:15.
Për të parandaluar që zhvillimet të mbarojnë kaq shpejt, “kujdeset” shoku kaotik i Dautit, Rocki, i luajtur nga komiku i njohur Vedat Bajrami.
Në tetë episodet e serialit ka paraqitje të spikatura të ftuarish: mbreti i mundjes Christian Stucki, muzikanti Marc Sway, futbollisti Edon Zhegrova, muzikantët Esteriore Brothers, reperi Lyrical Son si dhe boksieri Arnold “The Cobra” Gjergjaj.
Regjinë e ka bërë Jyri Pasanen. Skenari është realizuar nga autori kryesor Arne Kohlweyer dhe autorët Garrick Lauterbach, Urs Humbel si dhe autorja Julie Cahannes.
“Te Berberi – Rritet sërish” u xhirua në Bazel dhe rrethinë vjeshtën e kaluar. Seriali humoristik është prodhuar nga produksioni me seli në Bazel, “Shoki Filmproduction” nën drejtimin e Florim Brajshorit.
E-Diaspora
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës” Polici po flinte pas një turni të hershëm të punës. Ai ka dëgjuar zhurma trokitjesh dhe...
-
Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
-
Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen
-
Arrestohet 20 vjeçari shqiptar në Britani, po kultivonte 519 rrënjë kanabis
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare