Lajme
Nga mosdoganimi në veri humbin më shumë se 30 milionë euro
Brenda një viti Kosova humb më shumë se 30 milionë euro nga moskontrollimi i kufirit në veri. Kjo pjesë e Kosovës vështirë po kontrollohet nga doganierët, ngas ka kontrabandë të shtuar. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica, ka thënë se vështirësia kryesore mbetet veriu i Kosovës, gjegjësisht moskontrollimi i dy vendkalimeve kufitare, “Porta 1” dhe “31”, e në të cilat janë bërë pothuajse tre vjet që doganierët e Kosovës nuk janë të pranishëm.
“Nëpërmjet këtyre dy pikave, sipas informacioneve që kemi, vazhdojnë të vijnë sasi të konsiderueshme të mallrave, ku vozitësit apo kompani të caktuara që i udhëzojnë ata nuk vijnë në terminalin doganor në Mitrovicë për zhdoganim përfundimtar. Terminali në Mitrovicë është pika më e afërt e Doganës së Kosovës”, ka thënë Huruglica. I pyetur nëse ka ndonjë nismë të re për të ushtruar funksionin e Doganës në veriun e vendit, kreu i Doganës ka thënë se angazhimi ka shkuar së paku në tri drejtime.
“Ajo që kemi mundur të bëjmë fillimisht ka qenë një vendosje e një mbikëqyrjeje shumë më të rreptë të asaj zone nëpërmjet lëvizjeve të njësive antikontabandë, gjithmonë me qëllim që nëse nuk arrijmë të ndalim në burim kontrabandën, atëherë së paku ta parandalojmë që ajo të shpërndahet në pjesën kryesore të Kosovës, domethënë në pjesën qendrore të Prishtinës, por edhe në pjesë të tjera.
Faktori i dytë është bashkëpunimi i ngushtë me policinë, Administratën Tatimore, por edhe me institucione të tjera, me të cilat kemi krijuar një trup për t’i goditur grupet e caktuara të kriminelëve. Kemi konfiskuar mjete të transportit, mallra dhe vazhdimisht bëjmë tentime që kompanitë apo njerëzit që merren me këtë dukuri t’i godasim. Fusha e tretë, jo më pak e rëndësishme, ka qenë ngritja e një bashkëpunimi me EULEX-in, edhe në aspektin politik, edhe në atë operativ.
Kemi kërkuar nga ata që të marrin veprime më konkrete ekzekutive në ndalimin e këtyre gjërave, për arsye se EULEX-i i ka njerëzit e vet në vendkalimet kufitare. Pra, nga ta kemi kërkuar që të mos jenë prezentë vetëm fizikisht, por të marrin veprime konkrete me qëllim të ndalimit të këtyre shmangieve”, ka theksuar Huruglica. Ndërkaq, në pyetjen se çfarë sfide paraqet kërkesa dhe pritja e qeverisë së ardhshme të vendit për mbledhjen e më shumë të hyrave nga Dogana për të mbuluar rritjen e pagave të arsimtarëve, shërbyesve civilë dhe policëve, Huruglica është përgjigjur se çdo rritje e buxhetit nënkupton se duhet të ketë më shumë të hyra për të plotësuar atë pjesë të shpenzimeve.
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj














