Lajme
Nga Kosova përmes Cyrihut janë kthyer 5587 veta, aq sa dhe nga Spanja
Një numër saktësisht i njëjtë i të kthyerve sikurse ai nga Spanja - 5.887 persona - kanë ardhur në Kantonin e Cyrihut ose përmes Aeroportit të Cyrihut, nga Kosova
Personat që kthehen në Zvicër nga vendet me rrezik duhet të vendosen në karantinë. Shumica e udhëtarëve të prekur vijnë nga Spanja dhe vendet ballkanike. Ndërsa prej këtyre të fundit, më së shumti ka nga Kosova.
Një numër gjithashtu i madh i të kthyerve vijnë nga Brazili. Izraeli, Rumania, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovina. Këto shtete,m pas Spanjës dhe Kosovës përbëjnë “top 10-ëshin”, shkruan blick.ch.
Kantoni i Cyrihut deri më tani ka regjistruar mbi 20,000 persona të kthyer nga vendet me rrezik.
Vlerësimi aktual i kantonit të Cyrihut (përfshirë edhe ata që udhëtojnë për në aeroportin e Cyrihut por janë nga kantonet tjera) tregon: Rreth një e katërta e të gjithë atyre që kthehen në vendet me rrezik vijnë nga Spanja, transmeton albinfo.ch. Ky destinacion shumë i preferuar i pushimeve është vendosur vetëm kohët e fundit në listën e karantinës.
Një numër saktësisht i njëjtë i të kthyerve – 5.887 persona, kanë ardhur në Kantonin e Cyrihut, (përfshirë edhe ata të kantoneve tjera që e kanë shfrytëzuar aeroportin e Cyrihut) edhe në nga Kosova.
Serbia ndjek Kosovën me një distancë të vogël prapa. Për Serbinë, siç dihet, detyrimi për karantinë është zbatuar vetëm deri më 19 gusht, përcjell albinfo.ch. Tani të ardhurit nga Serbia mund të hyjnë në Zvicër pa qenë e nevojshme të futen në karantinë.
Afërsisht nga 2000 njerëz kanë ardhur nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Ato pasohen nga SHBA, Mali i Zi, Rumania, Brazili dhe Izraeli.
Tani, në Kantonin e Cyrihut janë 2,658 njerëz në karantinë. Kantoni kryen kontrolle të rregullta për të siguruar që karantina është duke u respektuar me të vërtetë.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë? Jo vetëm ata që kanë lindur me pasaportë austriake duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Nëse jeni...
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj