Lajme
Nga e mërkura në Austri duhet t’i kushtoni vëmendje këtij rregulli
Në një njoftim për media, Automoto Club Austriak ÖAMTC dhe Shërbimi Austriak i Asistencës Rrugore ARBÖ paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve motorike se nga e mërkura, 1 nëntor, në Austri, sipas rregullave ligjore, veturat e pasagjerëve në komunikacion duhet të kenë gomat e dimrit, përcjell albinfo.at.
Theksohet se detyrimi i deklaruar vlen edhe për makinat e pasagjerëve me rimorkio “të lehtë” ose “të rëndë”, si dhe kamionët më të vegjël, thekson ÖAMTC. I njëjti burim paralajmëron se ligji parashikon pajisje të detyrueshme dimërore nga 1 nëntori i këtij viti deri më 1 prill të vitit të ardhshëm.
Në të njëjtën kohë, duhet pasur parasysh se gomat e duhura të dimrit duhet të kenë një nga këto shenja: M&S (baltë-borë) ose M/S; M+S ose M.S.
Të njëjtat shënjime vlejnë për gomat e makinave që janë të vlefshme për të gjitha stinët, pra si për dimër, ashtu edhe për verë. Dhe, ato goma konsiderohen goma dimri. Për ta zbatohet dispozita që thellësia e profilit të mos jetë më e vogël se 4 milimetra. Nëse montohen gomat e dimrit, atëherë të katër duhet të jenë goma për sezonin e dimrit, thotë ÖAMTC.
“Shenja e printuar shpesh garanton gjithashtu që kjo gomë është prodhuar dhe testuar për përdorim të veçantë në kushtet e dimrit”, thekson dispozita.
ARBÖ thekson rëndësinë e “rregullit 4”: “Është gjithashtu e rëndësishme të sigurohet që rregulli i mirënjohur 4 (katër të njëjtat goma dimri, si dhe një profil minimal prej 4 milimetra) të zbatohet në të vërtetë në praktikë, në mënyrë që mjeti të jetë korrekt dhe i sigurt në rrugë”.
Si një alternativë ndaj gomave të dimrit, ligji parashikon gjithashtu një kombinim të gomave verore me zinxhirë në të paktën dy rrota lëvizëse. Kjo lejohet vetëm në rastin, siç raportohet nga ÖAMTC, nëse rruga e mbuluar me borë ose akull është përgjithësisht e pakalueshme ose pothuajse e pakalueshme.
Ligji ka parashikuar dënime jashtëzakonisht të rënda për ata që nuk respektojnë vendimin e detyrueshëm për gomat e dimrit. Policia rrugore mund të vendosë gjoba deri në 5.000 euro për pronarët e makinave, të cilët në periudhën nga 1 nëntori deri më 15 prill nuk kanë goma dimërore në rrugët austriake, në rast se ky akt vendos në rrezik përdorues të tjerë të rrugës.
Nëse nuk është kështu, atëherë gjoba për mosrespektim të dispozitës për gomat e detyrueshme të dimrit është 60 euro.
Ai që me kokëfortësi nuk dëshiron të veshë goma dimërore apo zinxhirë bore, mund të llogarisë edhe në faktin se policia do ta heqë makinën e tij nga trafiku për hir të sigurisë në trafik.
ARBÖ paralajmëron se në rast të një aksidenti trafiku në një rrugë të mbuluar me borë, akull ose baltë, një shofer makine pa pajisje dimërore të përshkruara mund të ketë probleme shtesë ligjore me kompaninë e tij të sigurimit ose siguruesin.
Andaj, ata që nga e mërkura e nisin udhëtimin për në Austri, duhet t’u kushtojnë vëmendje këtyre rregullave për pajisjet e përcaktuara dimërore, nëse nuk duan t’i “fusin duart në xhep”.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












