Lajme
Nga dita e enjte, në 18 kinema të Zvicrës, shfaqet filmi “Zgjoi”
Më 7 tetor fillon edhe shfaqja e rregullt e filmit “Zgjoi” (Hive) në kinematë e Zvicrës gjermanishtfolëse. albinfo.ch publikon listën e kinemave

Filmi kosovar “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit aktualisht është shumë i pëlqyer si nga publiku ashtu dhe nga juritë e festivaleve. Ai ka një histori interesante, që të mban pranë, me ngjarjet, temat që sjell, shkruan albinfo.ch.
Një grua, burri i së cilës është zhdukur gjatë luftës në Kosovë, merr jetën e saj në duart e saj. Fahrija nuk ka asnjë lajm nga burri i saj. Ajo, e vetme, kujdeset për dy fëmijët dhe vjehrrin e sëmurë.
Ky është, me pak fjalë, subjekti i filmit “Hive” (Zgjoi), një bashkëprodhim i vitit 2021 në mes Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Maqedonisë.
Rolet kryesore në këtë film i luajnë: Yllka Gashi Çun Lajçi dhe Aurita Agushi.
Filmi bazohet në një histori të vërtetë të ndodhur në Krushë të Madhe, në fshatin në të cilin është bërë njëra ndër masakrat më të mëdha të luftës, në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Filmi ka fituar, veç tjerash, tri çmime në Festivalin e njohur Sundance: Çmimi i auditorit, Çmimi i regjisë, Çmimi i Jurisë së Madhe të Kinemasë Botërore. “Zgjoi” është nominuar nga Kosova për çmimin Oscar.
Më 7 tetor fillon edhe shfaqja e rregullt e filmit “Zgjoi” (Hive) në kinematë e Zvicrës gjermanishtfolëse. /Albinfo.ch
Më poshtë, adresat e të gjitha kinemave (18 sosh) ku do të shfaqet filmi, në të cilat mund të merren informatat mbi orarin e saktë të shfaqjes së tij:
Zürich Kino Riffraff https://www.riffraff.ch/kinoprogramm/177449/hive.html?date=all&sort=name&kino=combine
Dietlikon (Zürich) Kino Pathé Dietlikon https://www.pathe.ch/de/filme-events/hive
Bern CineMovie https://www.quinnie.ch/de/bern/kinoprogramm/film/140572.html
Bern Kino Pathé Westside https://www.pathe.ch/de/kinos/cinema-pathe-westside
Basel kult.kino atelier https://www.kultkino.ch/film/hive/
Luzern Kino Bourbaki https://www.kinoluzern.ch/kinoprogramm/177449/hive.html?date=all&sort=name&kino=bourbaki
Ebikon (Luzern) Kino Pathé Ebikon https://www.pathe.ch/de/filme-events/hive
Chur Kino Center https://www.kinochur.ch/programm-tickets/programm
Engelberg Kino Engelberg https://kinoengelberg.ch/
Frauenfeld Cinema Luna https://www.cinemaluna.ch/de
Langenthal Kino Scala https://www.kino-scala.ch/
Männedorf Kino Wildenmann https://www.kino-maennedorf.ch/
Romanshorn Kino Roxy https://www.kino-roxy.ch/programm/
Schaffhausen Kino Kiwi Scala https://www.kiwikinos.ch/schaffhausen/programmuebersicht/
Solothurn Kino im Uferbau https://www.kinosolothurn.ch/de/
Spreitenbach Kino Pathé Spreitenbach https://www.pathe.ch/de/kinos/cinema-pathe-spreitenbach
St. Gallen Kinok https://www.kinok.ch/index/calendar
Winterthur Kino Kiwi Loge https://www.kiwikinos.ch/winterthur/demnaechst/
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Turizmi austriak po rimëkëmbet pas pandemisë Pesë vjet pasi pandemia e Covid solli ndalesë në industrinë e turizmit të Austrisë, udhëtimet jo...
-
Austri: Dështimi i bisedimeve të koalicionit do të sjellë lehtësim për të huajt dhe punëtorët
-
Austri: Çka dihet për sulmin me thikë që la një të mitur të vdekur?
-
Austri: Një milion shishe dhe kanaçe u kthyen sipas skemës së re Pfand
-
Sulm brutal në Austri: Një sirian godet me thikë kalimtarët, mbetet i vdekur një 14 vjeçar