Shkurt.ch
Nga Ballkani, çdo i treti azilkërkues në Gjermani
Shtetasit serbë zënë vendin e parë me numrin më të madh të kërkesave të azilit, gjegjësisht 2548, nga gjithsej 14500 azilkërkues gjatë janarit
Një e treta e kërkesave për azil gjatë janarit në Gjermani vijnë nga shtetas të vendeve të Ballkanit si Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Kosova. Shtetasit serbë zënë vendin e parë nga të gjitha grupacionet me numrin më të madh të kërkesave të azilit, gjegjësisht 2548, nga gjithsej 14500 sa kanë kërkuar azil gjatë muajit të parë të vitit.
Pas serbëve vijnë sirianët me 1734 kërkesa ndërsa më tutje radhiten shtetasit e Afganistanit, Rusisë, Somalisë dhe Eritresë, njofton Enti Federal për Migracion dhe refugjatë i Gjermanisë.
Vetëm gjatë muajit janar enti në fjalë ka marrë vendime për 10655 kërkesa azili, me ç`rast të drejtën për azil ua ka njohur 14631 personave, duke arritur kuotën e njohjes prej 13.8 për qind. Pa status të njohur por tëmbrojtur nga dëbimi ndërkaq janë 758 azilkërkues tjerë.
Me 127.023 kërkesa azili, vii 2013 ka arritur shifrën rekorde për 14 vitet e fundit. Kjo shifër shënon rritje për 45 000 ose rreth 64% në krahasim me vitin paraprak
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













