Kosova
Nga Austria, çdo vit vjen për pushime në Batllavë
Muhamet Rushiti, me prejardhje nga Podujeva, tash e sa kohë jeton në Austri. Megjithatë, ai ka vendosur të vijë në Kosovë për pushime, konkretisht në Liqenin e Batllavës.
Sipas tij, Kosova duhet të ndryshojë disa gjëra, në mesin e tyre, edhe rrogat, përcjell albinfo.ch.
“Kosova është e mirë për pushime, është e lezetshme, ka nevojë për ndryshime, në pastërti, vende-vende të bëhet më bukur, rrogat të bëhen më të mëdha, në mënyrë që ta vlerësojmë këtë vend, të vijmë prapë këtu, e jo të jetojmë jashtë”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka treguar se ardhja në Liqenin e Batllavës tashmë është bërë traditë në familjen e tij, me të cilën vjen çdo vit këtu.
I pyetur se ka vërejtur ndonjë ndryshim në këtë liqen, ai ka thënë se e vetmja gjë ndryshe që po e vëren, është “papastërti e madhe”.
Ai vizitoi këtë liqe gjatë 1 majit, Ditës së Punëtorëve, me ç’rast tha se punëtorët në Kosovë duhet të protestojnë në këtë datë.
(Shkrim i nxjerrë nga intervista e Muhamet Reshitit për portalin Arbresh.info)
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/413921526072073/
E-Diaspora
-
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ,... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”












