Sport

Neymar pritet të nënshkruajë kontratë të re me PSG-në

Ylli brazilian i Paris -Saint – Germain pritet të nënshkruajë kontratë të re me gjigantin francez, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Marrëveshja e re do ta lidhte Neymarin me PSG-në për një kohë të gjatë, duke i dhënë fund spekulimeve për një rikthim sensacional te Barcelona.

Për Neymarin interesim kanë shprehur edhe Juventusi dhe Real Madridi.