Uncategorized
Neymar kthehet për Brazilin, i gatshëm ndaj Kosta Rikës dhe Serbisë
Futbollisti i njohur është rikthyer në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit në grupe
Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Neymar është rikthyer në ushtrime me Brazilin pasi u largua dje për shkak të një lëndimi në nyje.
Neymar mungoi të hënën në ushtrime, një ditë pasi u faulua dhjetë herë në barazimin 1:1 në Grupin E me Zvicrën, duke u bërë futbollisti më i fauluar prej Botërorit të vitit 1998.
“Ai po vazhdon me ushtrime të mërkurën në Sochi!”, ka shkruar Federata e Brazilit në Twitter. “Ushtrimet po vazhdojnë për ndeshjen e dytë të Botërorit”, përcjell albinfo.ch.
Pas ndeshjes me Kostarikën, Brazili do të kompletojë Grupin E me përballjen me Serbinë në Moskë.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













