Lajme
Neuralink fiton aprovimin për ta testuar çipin e trurit te njerëzit

Firma e Elon Musk për çipat e trurit thotë se ka marrë aprovimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të kryer testet e saja të para te njerëzit. Neuralink, kompania e implanteve, dëshiron të ndihmojë në rikthimin e shikimit dhe lëvizshmërisë te njerëzit duke e lidhur trurin e tyre me kompjuterët.
Tutje, Neuralink thotë se nuk ka plane të menjëhershme për të filluar rekrutimin e pjesëmarrësve. Ambiciet e mëparshme të Musk për të filluar testet kishin dështuar, ndërsa vetë rregullatori, i cili e dha aprovimin, nuk e ka komentuar akoma veprimin e tyre, raporton BBC.
Një tentim i mëhershëm nga Neuralink për të marrë aprovimin nga FDA-ja ishte refuzuar për shkak të sigurisë, kjo sipas një raporti nga muaji mars i bërë nga Reuters, ku kishte cituar një numër të informatave nga punëtorë dhe ish-punëtorë të kompanisë.
Çipat – të cilët janë testuar te majmunët – janë krijuar për të interpretuar sinjalet e prodhuara në tru dhe për të transmetuar informacionin te pajisjet përmes Bluetooth.
Musk i cili gjithashtu më parë kishte sugjeruar se teknologjia e propozuar mund të ndihmonte në lehtësimin e shqetësimeve se njerëzit mund të zëvendësohen nga Intelegjenca Artificiale.
Duke njoftuar lajmet e së enjtes në Twitter, Neuralink foli për një “hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz”.
Miratimi ishte “rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi Neuralink, në bashkëpunim të ngushtë me FDA-n”, thuhej në postimin e kompanisë. Neuralink premtoi se “së shpejti” do të ketë më shumë informacion mbi planet për të regjistruar pjesëmarrësit që dëshirojnë të testojnë çipin.
Elon Musk, përmes një “postimi” në profilin e tij gjithashtu uroi ekipin e Nueralink për marrjen e aprovimit nga FDA-ja.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Austri
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri Këngëtarja shqiptare Elina Duni pas më shumë se një viti, vjen sërish në Austri...
-
Zjarr në një spital të Austrisë, vdesin tre persona
-
Vjenë: Ekspozitë me titull “Mirë se vini në tavolinë” nga artisti Artan Korenica
-
Përleshje mes dy grupeve shqiptarë e serbë në Linz të Austrisë
-
Pse biletat e fluturimeve nga dhe për në Austri janë të shtrenjta këtë verë?