Lajme
Netflix merr masa për fjalëkalimet
Netflix po merr masa për çështjen e fjalëkalimeve në katër vende të reja, në kuadër të përpjekjeve të kompanisë për të konvertuar përdoruesit pa pagesë në abonentë me pagesë.
Kompania do të fillojë t’u kërkojë përdoruesve në Kanada, Zelandën e Re, Spanjë dhe Portugali të paguajnë para shtesë, nëse duan të ndajnë një llogari me dikë që jeton jashtë shtëpisë së tyre.
Kostoja e shtimit të një “nën-llogarie” të re ndryshon sipas vendit: klientët portugezë duhet të paguajnë vetëm 3,99 euro (ose 4,28 dollarë) në muaj, ndërsa klientët spanjollë duhet të paguajnë 5,99 euro (ose 6,43 dollarë) në muaj.
Abonentët në planet Standard dhe Premium të Netflix, mund të shtojnë përkatësisht një dhe dy nën-llogari. Ata në planet bazë të kompanisë nuk mund të shtojnë një anëtar të ri.
Tarifat e reja mund të rrisin ndjeshëm koston e një llogarie Netflix në këto vende.
Për shembull, një plan Standard në Kanada kushton 16,49 dollarë kanadezë (ose 12,28 dollarë) në muaj.
Shtimi i një anëtari shtesë do të kushtojë një shtesë prej 7,99 dollarë kanadezë (ose 5,49 dollarë), duke rritur koston totale me pothuajse 50%.
Netflix e përcakton një familje si “njerëz që jetojnë në të njëjtin vend me pronarin e llogarisë”.
Në postimin e tij, Netflix premtoi se përdoruesit mund të shohin filma dhe shfaqje edhe gjatë udhëtimit, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.
Pse Netflix po ndalon ndarjen e fjalëkalimeve?
Bazuar në të dhënat e kompanisë, mbi 100 milionë familje ua japin përdoruesve të tjerë të dhënat e llogarisë së tyre. Në një letër drejtuar aksionerëve muajin e kaluar, kompania pohoi se shikuesit që e përdorin platformën falas, duke përdorur të dhënat e dikujt tjetër, “duke vënë në rrezik aftësinë tonë afatgjatë për të investuar dhe për të përmirësuar Netflix”.
Netflix ka provuar mënyra të ndryshme për të dekurajuar ndarjen e fjalëkalimeve në disa nga tregjet e tij të Amerikës Latine që nga marsi i kaluar. Modeli i propozuar të mërkurën u testua fillimisht në Peru, Kili dhe Kosta Rika.
Kompania raportoi një humbje prej 1.2 milionë abonentësh në gjysmën e parë të 2022, gjë që e shtyu atë të shpejtonte goditjen mbi ndarjen e të dhënave të llogarive. Netflix gjithashtu lëshoi një nivel të ri abonimi nëntorin e kaluar, me një çmim më të ulët.
Numrat e abonentëve të kompanisë janë rritur që atëherë, me një shtim prej 10.1 milion abonentë në gjysmën e dytë të 2022.
Netflix pohoi se do të zbatonte masat e tij më gjerësisht në tremujorin e parë të 2023.
Kompania paralajmëroi se këto masa të reja mund të ndikojnë në rritjen afatshkurtër të anëtarëve, por gjithashtu do të rriste të ardhurat e përgjithshme, pasi më shumë përdorues që dikur përdornin llogari falas, do të bëhen klientë me pagesë. / Fortune
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











