Lajme
Nesër bota do të arrijë në 8 miliardë njerëz
Më 15 nëntor 2022, popullsia e botës parashikohet të arrijë në 8 miliardë njerëz, një moment historik në zhvillimin njerëzor.
“Kjo rritje e paprecedentë është për shkak të rritjes graduale të jetëgjatësisë njerëzore për shkak të përmirësimeve në shëndetin publik, të ushqyerit, higjienën personale dhe mjekësinë. Është gjithashtu rezultat i niveleve të larta dhe të vazhdueshme të lindshmërisë në disa vende”, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.
Popullsisë globale iu deshën 12 vjet për t’u rritur nga 7 në 8 miliardë, do të duhen afërsisht 15 vjet – deri në vitin 2037 – që ajo të arrijë në 9 miliardë, një shenjë se ritmi i përgjithshëm i rritjes së popullsisë globale po ngadalësohet.
“Ky moment historik është një rast për të festuar diversitetin dhe përparimet duke marrë parasysh përgjegjësinë e përbashkët të njerëzimit për planetin”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












