Futboll
Nëse Ronaldo shënon sonte gol, do të jetë i pari që arrin shifrën e 100 golave
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, sot mund të bëhet futbollisti i parë në Kombëtaren e Portugalisë që arrin në shifrën e 100 golave, në duelin që do të zhvillohet kundër Suedisë në udhëtim. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ronaldo deri më tani në fanellën portugeze ka shënuar 99 gola në 164 ndeshje të luajtura, përcjell albinfo.ch.
35 vjeçari, debutimin në kombëtaren portugeze e kishte bërë në vitin 2003, pikërisht në vitin kur ishte transferuar drejt Manchester Unitedit nga Sporting Lisbona.
Ronaldo në vitin 2016 u shpall kampion Evrope me Portugalinë.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














