Jeta në Zvicër
Nëse për kohë të gjatë jeni në kërkim të punës në Aargau, paraqituni këtu!
Ajo, personave të cilët për kohë të gjatë nuk kanë mundur të gjejnë punë, ju ofron trajnim integrimi, vendos kontakte me punëdhënsit dhe përkujdeset për personat të cilët kanë gjetur punë, edhe gjatë punës provuese apo më gjatë.
Firma e Carla Ferrarit, personave të cilët për kohë të gjatë nuk mund të gjejnë punë, ju ofron trajnim integrimi, vendos kontakte me punëdhënësit dhe përkujdeset për ata të cilët kanë gjetur punë, edhe gjatë punës provuese apo më gjatë.
Pasi Spreitenbachu është me kuotën më të lartë të ndihmave sociale, shumë shpesh ndodhë që të humbet vendi i punës dhe njerëzit nuk mund të gjejnë lehtë punë, pasi në të shumtën e rasteve nuk janë të kualifikuar.
Për të parandaluar varësinë nga ndihmat sociale dhe për të zvogëluar papunësinë në këtë qytet, që nga viti i kaluar komuna është duke bashkëpunuar ngushtë me firmën “Stärker GmbH Arbeitsintegration”.
Pronarja Carla Ferrari, personalisht është duke banuar tani e 25 vite në Spreitenbach duke e themeluar firmën e saj. Ajo, personave të cilët për kohë të gjatë nuk kanë mundur të gjejnë punë, ju ofron trajnim integrimi, vendos kontakte me punëdhënsit dhe përkujdeset për personat të cilët kanë gjetur punë, edhe gjatë punës provuese apo më gjatë.
“Kur njerëzit trokasin në derën time, vetbesimi i tyre duket qartë se është shumë i vogël”, pohon Ferrari për “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. “Për këta persona ne krijojmë marrëdhënie të besueshme, duke e përforcuar vetbesimin e tyre, pasi punëdhënsit kanë nevojë të binden mu për këtë cilësi”.
Investimi i komunës jo vetëm që shpaguhet në aspektin social, por edhe atë financiar: Sipas numrit të përkujdesjes së personave, komuna paguan në mes 600 dhe 800 franga për person dhe për një muaj. Po të gjejë ndonjë person punë duke i falënderuar përkujdesjes, firma merr edhe shpërblim. Nga ana tjetër, komuna kursen për një person, i cili sërish ka filluar të punojë, plot 50 000 franga në vit.
Për t’i gjetur një punë personit, Ferrarit i duhen gjashtë muaj deri në një vit.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












