Kosova

Nëntë kompani të IT-së nga Kosova, në panairin “DMEXCO 2023” në Gjermani

Mësohet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive nga Kosova në panairin “DMEXCO 2023”, i cili po mbahet në Koln të Gjermanisë nga data 20 shtator 2023, përcjell albinfo.ch.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, altoparlant dhe teksti

Kompanitë kosovare që po marrin pjesë në këtë panair: AnchorzUP LLC (Startup), Banaku L.L.C (startup), Growzillas (startup), LinkPlus IT, IT Outsource, Koperativa LLC, Tactica (startup), Nerdy Creative Sh.P.K dhe Tenton janë duke promovuar produktet dhe shërbimet e tyre që i ofrojnë në fushën e teknologjisë informative para pjesëmarrësve të shumtë në këtë panair.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Shtandi i Kosovës që gjendet në Hall 7 me numër E-042, po frekuentohet nga vizitorë dhe pjesëmarrës të shumtë, të cilët po shprehin interesim për atë se çka ofrojnë kompanitë tona në fushën e IT-së.

Shtandi ku janë duke prezantuar kompanitë nga Kosova është vizituar edhe nga Konsullja e Republikës së Kosovës në Duseldorf të Gjermanisë znj. Mirsada Voca me stafin e saj.

DMEXCO është panairi më i madh në Evropë që organizohet për sektorin e IT-së, në të cilin marrin pjesë kompanitë me të mëdha botërore si: Google, Huawei, Microsoft etj.

Ky panair është një mundësi e mirë që kompanitë tona të krijojnë kontakte me kompani të mëdha në këtë sektor.

Panairi DMEXCO është i hapur deri më 21 shtator 2023.