E-Diaspora
Nëna shqiptare tenton të shesë fëmijën për 70 mijë euro
Ajo ka pranuar se kishte pranuar që të martohej me avokatin dhe më pas do të merrte 70 mijë euro, duke i lënë fëmijën atij. Avokati italian do të regjistronte fëmijën në emrin e tij
Kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj dhe kishte vendosur që fëmijën ta shiste për 70 mijë euro një çifti homoseksual.
Ngjarja ka ndodhur në Pavia, Itali. Nëna, shqiptare 31-vjeçare për të bërë sa më të besueshëm dhe të mos binte në sy fakti se po e shiste fëmijën, kishte vendosu të martohej me avokatin homoseksual që do të blinte fëmijën, shkruajnë mediat shqiptare.
Por avokati nga Pavia ishte i njohur se ishte homoseksual dhe prej vitesh bashkëjetonte me të dashurin e tij.
Këtu kanë lindur edhe dyshimet e para. Pasi kishte marrë të dhënat e para, policia kishte nisur hetimet, ku ishte zbuluar edhe disa lëvizje të dyshimta parash, nga llogaria e avokatit tek ‘gruaja’ e tij shqiptare e cila ishte shtatzënë, përcjell albinfo.ch.
Pas kësaj, policia kishte vendosur të bënte edhe analizat e fëmijës. ADN-ja kishte zbuluar atë që priste dhe policia. Fëmija nuk ishte i avokatit italian, por i të dashurit të shqiptares.
Këto prova kishin sjellë që edhe shqiptarja të rrëfehej. Ajo ka pranuar se kishte pranuar që të martohej me avokatin dhe më pas do të merrte 70 mijë euro, duke i lënë fëmijën atij. Avokati italian do të regjistronte fëmijën në emrin e tij.
Pas këtyre provave, shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











