Lajme
Në Zvicër nuk ka frikë nga mungesa e gazit
Pavarësisht nga situata në Ukrainë, Konfederata zvicerane nuk duhet të ketë frikë nga mungesa e furnizimit. Kështu deklaroi shoqata e industrisë
Konflikti në Ukrainë mund të ketë ndikim në çmimet e gazit, por nuk ka frikë nga mungesa e furnizimit në Konfederatë, sipas Shoqatës Zvicerane të Industrisë së Gazit (ASIG). “Zvicra është e integruar shumë mirë në rrjetin ndërkombëtar të tubacioneve, gjë që rrit rrënjësisht sigurinë e furnizimit”, tha zëdhënësi Thomas Hegglin për agjencinë Awp, transmeton albinfo.ch.
Republika e 26 kantoneve gjithashtu mund të ndryshojë rrjedhën në tubacionin që përshkon vendin që nga viti 2017: kjo do të thotë që gazi mund të rrjedhë jo vetëm nga veriu në jug, por edhe në drejtim të kundërt. Kështu, Zvicra është e lidhur me tregje të mëdha në të gjitha drejtimet.
Opsione të ndryshme furnizimi
Ndryshe nga e kaluara, të gjitha këto tregje kanë gjithashtu akses në gazin natyror të lëngshëm (LNG) i cili, i dorëzuar me cisterna, hap mundësi shtesë furnizimi, megjithëse është më i shtrenjtë, vëren Hegglin. Ka rreth 40 terminale LNG në BE ku gazi injektohet nga cisternat në tubacionet e gazit. “Kjo zvogëlon problemin e furnizimit për shkak të një bllokade të mundshme nga Rusia.” Zvicra e blen gazin e saj kryesisht në pikat e tregtimit në Gjermaninë, Francën dhe Italinë fqinje, si dhe në Holandë, vazhdon zyrtari për shtyp i Asig. Sipas statistikave të vitit 2020, pak më pak se gjysma erdhi nga Rusia, transmeton tutje albinfo.ch.
Çështja Nord Stream
Anulimi i lejes së funksionimit për gazsjellësin Nord Stream 2 nga kancelari gjerman Olaf Scholz nuk ka asnjë ndikim në sigurinë e furnizimit të Zvicrës, vijon Hegglin. Për më tepër, zëdhënësi i shoqatës nuk ishte në gjendje të thoshte se cila pjesë e gazit të shitur në Zvicër kalon përmes tubacionit të parë, Nord Stream 1. “Ne e dimë se nga cilat vende prodhuese vjen gazi, por jo përmes cilit tubacione arrin në Evropë”. E themeluar në vitin 1920, Asig përfaqëson interesat e sektorit zviceran në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai bashkon rreth 90 kompani të shpërndarjes së gazit, në pjesën më të madhe në duart e publikut. Shoqata është e vendosur në Cyrih dhe ka një agjenci në Lozanë.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














