Lajme
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë
Cyrihu kryeson listën globale, duke lënë pas stacionet kryesore të Japonisë
Në Zvicër, stacioni kryesor hekurudhor i Cyrihut Hauptbahnhof Zürich është renditur si më luksozi në botë në një vlerësim ndërkombëtar të ri, përcjell albinfo.ch.
Sipas një studimi të realizuar nga kompania britanike e sigurimeve të udhëtimeve AllClear Travel Insurance, janë analizuar 40 stacione hekurudhore në mbarë botën, duke u bazuar në kritere si sallonet VIP, oferta gastronomike, dyqanet, vlerësimet e udhëtarëve dhe numri i hoteleve luksoze në afërsi.
Cyrihu ka arritur 83 nga 100 pikë, duke u renditur në vendin e parë, falë performancës së lartë në vlerësimet e pasagjerëve dhe ofertës së gjerë tregtare në zonën përreth.
Pas tij renditen disa nga stacionet më të njohura të Japonisë, përfshirë Osaka Station, Kyoto Station dhe Tokyo Station, të cilat gjithashtu kanë marrë rezultate të larta në kategori si gastronomia dhe infrastruktura moderne.
Studimi bazohet në të dhëna të hapura gjeografike dhe një indeks të ponderuar që mat densitetin e shërbimeve dhe cilësinë e përvojës së udhëtarëve në afërsi të stacioneve. /albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












