Lajme
Në vitin 2023 parashihet që 1 nga 5 makinat e shitura të jenë elektrike
Pothuajse një në pesë makina të shitura në mbarë botën këtë vit, do të jetë një automjet elektrik, ka parashikuar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (International Energy Agency, IEA), pasi shitjet tashmë kanë kaluar shifrën 10 milionë për herë të parë në nivel global.
Rritja e jashtëzakonshme e kërkesës për modelet me bateri, do të thotë se automjetet elektrike do të përbëjnë 18% të shitjeve globale të makinave, krahasuar me vetëm 4% të shitjeve globale të makinave në vitin 2020, sipas perspektivës vjetore të agjencisë.
Këtë vit shitjet parashikohen të rriten në 14 milionë automjete, duke përfshirë modele vetëm me bateri dhe hibride, që futen në prizë për të karikuar.
Kina përbën pothuajse dy të tretat e të gjitha shitjeve të makinave elektrike në vitin 2022, kryesisht për shkak të një programi subvencionimi. Europa dhe SHBA, të cilat ofrojnë gjithashtu stimuj, janë përkatësisht tregjet e dyta dhe të treta më të mëdha për makinat.
Dekarbonizimi i shitjeve të makinave, është një nga shtyllat e reduktimit të emetimeve të gazeve serrë. BE-ja synon të heqë gradualisht pothuajse të gjitha shitjet e makinave me motor me djegie deri në vitin 2035 dhe SHBA dëshiron, që gjysma e shitjeve të jenë elektrike, deri në fund të kësaj dekade.
Rregullat shtrënguese, kanë nxitur çdo prodhues të madh të makinave, të investojë shumë në automjete me emetim zero, qofshin makina elektrike apo modele me hidrogjen.
Prodhuesit si Ford, Stellantis, General Motors dhe Mercedes-Benz janë ndër ata, që kanë planifikuar shpenzime shumë miliarda dollarë për të shitur vetëm automjete me emetim zero brenda dy dekadave të ardhshme.
Në të njëjtën kohë, hyrjet e reja si Tesla dhe kompanitë kineze, përfshirë BYD, po rrisin konkurrencën në segmentet elektrike, duke ulur çmimet dhe rritur kërkesën potenciale.
Kjo ka çuar në një gamë gjithnjë e më të gjerë të modeleve elektrike të disponueshme në tregjet kryesore, ku 60% e opsioneve elektrike në Kinë janë makina të mëdha ose automjete sportive, segmenti më i popullarizuar në mesin e automobilistëve në mbarë botën.
Në total, më shumë se 500 modele të makinave elektrike ishin në shitje vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i numrit të disponueshëm vetëm pesë vjet më parë.
IEA gjithashtu rriti pritshmëritë e saj për shitjet e makinave elektrike në nivel global, duke parashikuar tani se, 35% e shitjeve globale, do të jenë elektrike në vitin 2030, krahasuar me një parashikim vetëm 25% një vit më parë.
Ajo pret, që 60% e shitjeve në Kinë, SHBA dhe Europë, të jenë plotësisht elektrike deri në vitin 2030.
Raporti theksoi gjithashtu varësinë e industrisë nga teknologjia kineze. Rreth 35% e automjeteve elektrike të eksportuara5 erdhën nga Kina vitin e kaluar, ndërsa Europa është partneri më i madh tregtar i vendit për makinat elektrike dhe bateritë.
Rritja e mprehtë e shitjeve5 ka nxitur gjithashtu investimet në fabrikat e baterive. Kërkesa për bateri për automjetet elektrike, u rrit vitin e kaluar me 65% në 550 gigavat orë.
Pavarësisht shqetësimeve në industri në lidhje me prodhimin e baterive, IEA parashtroi numrin e projekteve të reja të shpallura, që nënkupton se industria e baterive është në rrugën e duhur për të përmbushur nevojat e pritshme të prodhuesve të makinave gjatë kësaj dekade.
Tregjet më të vogla gjithashtu patën rritje të lartë në shitjet e automjeteve elektrike. Shitjet e makinave me bateri u trefishuan në Indi dhe Indonezi, si dhe u dyfishuan në Tajlandë, ku më shumë se 3% e shitjeve tani janë për automjete elektrike. Më shumë se gjysma e modeleve me tre rrota të shitura në Indi vitin e kaluar, ishin elektrike. / The Financial Times
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













