Lajme
Më 2022 do të rritet dyfish shitja e vaksinave
BioNTech/Pfizer parashikohet të arrijnë një vlerë prej 54.5 miliardë dollarësh në shitjen e vaksinave Covid-19
Kompanitë BioNTech/Pfizer dhe Moderna do të mbizotërojnë tregun e vaksinave Covid-19 vitin e ardhshëm, duke arritur një shumë prej 93.2 miliardë dollarësh në shitjet bruto të vaksinave, gati sa dyfishi i sasisë në vitin 2021, sipas parashikimeve të reja.
Parashikimet nga Airfinity, një agjenci analitike, tregojnë se dy prodhuesit e vaksinave me ARN, do të mbizotërojnë tre të katërtat e tregut të vaksinave në vitin 2022 (duke mos përfshirë tregun kinez).
Rivalët AstraZeneca, Johnson & Johnson, Sputnik V i Rusisë dhe të tjerë si Novavax, përbëjnë pjesën tjetër të tregut, i cili parashikohet të dyfishohet në vlerë, duke arritur deri në 124 miliardë dollarë një vit më vonë.
BioNTech/Pfizer parashikohet të arrijnë një vlerë prej 54.5 miliardë dollarësh në shitjen e vaksinave Covid-19, ndërsa kompania Moderna 38.7 miliardë dollarë, një shifër shumë më e lartë sesa parashikimet fillestare prej përkatësisht 23.6 miliardë dollarësh dhe 20 miliardë dollarësh, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Shumica e analistëve pajtohen se Pfizer në veçanti ka mbizotëruar garën e vaksinave Covid-19 dhe ka shumë të ngjarë ta forcojë edhe më tepër këtë pozicion, në muajt e ardhshëm.
Institucioni financiar parashikon se BioNTech/Pfizer do të gjenerojë 39.5 miliardë dollarë në shitjen bruto të vaksinave këtë vit, megjithatë shitjet bruto pritet të bien në 9 miliardë dollarë në vitin 2022, për shkak të uljes së kostove, uljes së kërkesës në kombet e pasura dhe shtimit të numrit të konkurrentëve.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












