Lajme
Në qytetet zvicerane, protesta kundër masave shtrënguese
Protestuesit, ndër të tjera kanë bërë thirrje që të hiqen masat e urgjencës. Në pankarta mund të lexohet "Vetëvendosje", "Liri" dhe "Të drejtat themelore"
Në Sechseläutenplatz në qytetin e Cyrihut, janë mbledhur të shtunën mbi njëqind persona për të demonstruar kundër bllokimit. Policia është vendosur në vendin e ngjarjes me disa makina patrullimi. “Një operacion përkatës po zhvillohet në Sechseläutenplatz afër Bellevue, tha një zëdhënës i policisë së qytetit të Cyrihut për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, transmeton albinfo.ch.
Protestuesit, ndër të tjera kanë bërë thirrje që të hiqen masat e urgjencës. Një fotografi tregon një grua me një çadër ku mund të lexohet “Vetëvendosje”, “Liri” dhe “Të drejtat themelore”.
Sot, rreth orës 10:30 të paradites në sheshin Vadian, në St. Gallen ishin tubuar rreth 80 veta për të protestuar kundër masave të Këshillit Federal për të luftuar koronavirusin. Duke vepruar kështu, ata kanë shkelur rregulloren e Këshillit Federal, e cila ende parashikon distancën prej dy metrash mes njerëzve si dhe ndalimin e aktiviteteve, raporton Policia e Qytetit St. Gallen.
Për më tepër, një aksion si ky do të duhej të kërkonte paraprakisht leje edhe po të mos ishte në fuqi rregullorja për COVID 19.
Kalimtarë të ndryshëm kanë vëzhguar aksionin përpara se policia të ndërhynte dhe t`i largonte protestuesit nga sheshi, përcjell albinfo.ch. Shpërbërja e protestës ishte paqësore ndërsa u janë marrë të dhënat personale rreth dhjetë protestuesve më aktivë.
Në Bernë pasditen e sotme, janë mbledhur grupe protestuesish në sheshet Bärenplatz dhe në Waisenhausplatz. Policia u ka bërë thirrje rreth 100 protestuesve në Bernë që të shpërndaheshin. Përgjigja ishte një koncert fishkëllimash, njofton agjensia e lajmeve Keystone-SDA. Shumë nga pjesëmarrësit bartnin pankarta me parulla të tilla si “Liri Po – Kufizime Jo”.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












