Lajme
Në prag të zgjedhjeve në BE, fake news vë në pikëpyetje demokracinë
Është e nevojshme që ajo që ndodhi në Sllovaki, në prag të zgjedhjeve parlamentare, të mos përsëritet më kurrë në BE dhe veçanërisht në funksion të zgjedhjeve evropiane, sepse, nëse legjitimiteti i zgjedhjeve vihet në pikëpyetje, legjitimiteti i vetë demokracisë vihet në pikëpyetje, deklaroi ministri francez për Çështjet Evropiane Jean-Noël Barrot në Samitin e Tech & AI të organizuar nga ”Politico”.
”Në fakt, në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura në shtator të vitit të kaluar, u publikua një regjistrim i rremë i njërit prej dy kandidatëve kryesorë në zgjedhje, eurodeputetit progresiv, Michal Simecka, 48 orë para votimit, duke e penguar kandidatin të reagojë në mënyrë efektive ndaj shpërndarjes së këtij regjistrimi të rremë në të cilin thuhej se ai do të manipulonte votën”, kujtoi Barrot.
“Edhe incidentet e vogla mund të vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve evropiane. Dhe kjo do të ishte jashtëzakonisht shqetësuese sepse demokracia, me të cilën jemi të lidhur në Evropë, ka vetëm një mënyrë për të rigjeneruar vetveten, pikërisht zgjedhjet”, theksoi ai.
”Pres që platformat të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që një ngjarje e tillë të mos ndodhin nga data 6 deri më 9 qershor të këtij viti dhe që Komisioni të vazhdojë presionin mbi këto platforma për të marrë të gjitha masat e nevojshme deri në zgjedhje”, përfundoi ai.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja