Lajme
Në pikën kufitare në Merdar deri në katër orë pritje
Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë edhe sot në orët e pasdites vazhdon të ketë pritje dhe kolona të gjata të automjeteve, kryesisht të mërgimtarëve tanë, që po vijnë për pushime dhe atyre që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar të orës 16:25 pritjet më të gjata janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku për të hyrë në territorin e vendit tonë duhet pritur tri deri në tri orë e gjysmë. Ndërsa në dalje, në këtë pikë kufitare, pritjet e udhëtarëve janë deri në katër orë, kurse kolona e automjeteve deri në 1.8km.
Në pikën tjetër të kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 25-30 minuta dhe kolona është 150 metra, teksa në dalje pritjet janë deri në dy orë, kurse kolona e automjeteve është deri në 800 metra.
Pritje ka edhe në Jarinë ku për të hyrë udhëtarët duhet të presin 30-40 minuta, ndërsa në dalje deri në dy orë e 20 minuta, kurse kolona e automjeteve është 1 kilometër e gjatë.
Edhe në vendkalimin kufitar Muçibabë ka kolonë në dalje prej 800 metra, ku pritjet janë 30-40 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë më të vogla 5-10 minuta dhe nuk ka kolonë.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












