Kosova
“Ne ndihmuam dhe kurrë nuk jam penduar”, Tony Blair nderon sakrificën e popullit të Kosovës
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Kosovës në 25 vjetorin e Çlirimit të vendit.
Ai ka shprehur falënderuar për mikpritjen e ka nderuar ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është nder për mua dhe nuk mund të ju falënderoj mjaftueshëm për mirëpritjen. Kjo ditë, 25 vjet më parë, një marrëveshje u arrit për largimin e forcave ushtarake pushtuese nga territori i Kosovës. Kosova ishte e lirë, populli i saj mund të jetonte përsëri, të shpresojnë, të besojnë në një të ardhme pa shtypje e padrejtësi. Sot, së pari ne kujtojmë ata që dhanë jetën për çlirimin e këtij vendit, kujtojmë kurajën, sakrificën dhe shprehim mirënjohjen për ta dhe familjet e tyre”, u shpreh Blair.
Tutje, ka kujtuar kohën kur ka vizituar shqiptarët e Kosovës në kampe refugjatësh.
“Për mua, më kthen shumë kujtime, negocime të tensionuara, diplomaci për kompleksitetin për vendimmarrjen në kohë lufte. Por, kujtoj njerëzit, takimin me kosovarët në kampet e refugjatëve, dëgjimi i rrëfimeve të tyre të trishta të shpërnguljes dhe brutalitetit, fytyrat e tyre të mërzitura që kërkonin ndihmë dhe shikonin në fytyrën time nëse do të ndihmoja ose mund të ndihmoja. Ne ndihmuam dhe kurrë nuk jam penduar. Sot nderoj të gjithë ata që punuan me mua, për presidentin e Rugova, për Solanën, për Wesly Clarck dhe Bill Clinton dhe për trupat ushtarake që vepruan bashkë me neve. Askush prej ne nuk do të ia dilte, pa guximin e popullit të Kosovës”, u shpreh ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










