Lajme
Munih: Sesion informues “Klima e investimeve në Kosovë”
Është bërë e ditur se Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizoi në Munih sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë”, transmeton albinfo.ch.
Me këtë rast, bizneset pjesëmarrëse të diasporës u informuan për shërbimet e KIESA-s, shkëmbimet tregtare, statistikat e investimeve dhe të tjera informata lidhur me investimet Kosovë-Gjermani.
Nga MDIS-i, drejtoresha e Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, Shqipe Krasniqi, foli për projektet konkrete, të cilat MDIS-i ka ndërmarrë, siç janë themelimi i grupit të punës për hartimin e konceptdokumentit për lehtësimin e investimeve nga diaspora.
“Ky grup është i përbërë nga institucione relevante dhe biznese nga diaspora, për të krijuar një klimë më të favorshme për të bërë biznes në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
Po ashtu, ajo ka përmendur se përmes këtij grupi do të mundësohet një shkëmbim përvojash me shtetet, si Italia Kroacia, Irlanda e të tjera.
Krasniqi ka prezantuar edhe platformën “online” DIKOS, e cila mundëson komunikimin direkt mes bizneseve të diasporës.
Përmes DIKOS-it do të krijohet bashkëpunimi me komuna, duke bërë kështu një mekanizëm lokal që ndikon në nxitjen e investimeve nga diaspora.
Në këtë sesion gjithashtu u bë prezantimi i verërave të Kosovës.
Ndër verat që u prezantuan ishin: Stone Castle, Daka Wine, Labi Wine, Bodrumi i Vjetër Rahovec, Suhareka Verari, Eko Rahovec, Kosova Wine. /Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












