Lajme
Në Kosovë më shumë rrymë humbet se që importohet, humbjet më të larta në Mitrovicë
Me 56.2%, Mitrovica prin në listën e rajoneve me humbjet më të mëdha energjetike, pasuar nga Peja me 25.95%.
Sipas raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, rreth 24.57% (apo 1.54 gigavatë) e energjisë elektrike në Kosovë humbet në rrjetin e shpërndarjes.
Gjysma e kësaj vlerësohet si humbje teknike, ndërsa gjysma tjetër si humbje komerciale (që përfshin konsumin e paautorizuar të energjisë).
“Humbjet teknike në rrjetin e shpërndarjes ende janë mjaft të larta, dhe në vitin 2021 kanë qenë 12.46%, kurse konsumi i paautorizuar i energjisë (më tutje në tekst humbjet komerciale) përbëjnë 12.11 % të kërkesës në shpërndarje, prej të cilës energjia e pafaturuar në katër komunat veriore të Kosovës përbën 5.95 % (372 GWh)”, thuhet në raportin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, raporton Kosovo.Energy.
Vlera e energjisë së humbur është më e madhe se sasia e përgjithshme e energjisë elektrike të importuar në vitin 2021, që ishte diku rreth 1.31 gigavat orë energji elektrike, raporton Kosovo.Energy.
Edhe përkundër investimeve të realizuara deri më tani në rrjetin e shpërndarjes, humbjet e energjisë elektrike ende mbeten të larta dhe paraqesin problem shqetësues për sektorin e energjisë elektrike.
Humbjet po ashtu kanë ndikim negativ edhe në furnizimin e konsumatorëve dhe qëndrueshmërinë financiare të operatorëve të furnizimit dhe shpërndarjes, si dhe tërë sektorin e energjisë.
Kostoja e humbjeve të energjisë elektrike deri në nivelin e përcaktuar nga rregullatori mbulohet nga tarifa e konsumatorëve.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











