Kosova
Në Kosovë arrestohen pesë të dyshuar për krime lufte ndaj civilëve
Arrestohen në Kosovë 5 të dyshuar për krime lufte ndaj viktimave civile shqiptare
Një hetim disamujor i Prokurorisë Speciale në Kosovë ka çuar sot në arrestimin e pesë personave të dyshuar për kryerje të krimeve të luftës ndaj viktimave civile shqiptare.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se pesë personat në prill të vitit 1999 në disa fshatra vranë, plagosën, dogjën, rrëmbyen, dhunuan, maltretuan e torturuan civilët shqiptarë.
Përveç viktimave, këta të pesë dyshohen edhe për një sërë dëmesh të tjera në objekte si dhe dëbimin e popullatës.
“Në kuadër të këtij aksioni, me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psikikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, njoftoi Prokuroria Speciale.
Prokuroria i akuzoi ata edhe për “rrëmbim, përdhunim, rrahje, troturim fizik dhe psikik të civilëve, si dhe për plaçkitje, shkatërrim dhe djegie të pronave të shqiptarëve dhe dëbimin e tyre”.
Prokuroria shtoi se për personat e lartcekur do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale ligjore, derisa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve.
Pretendimet e Prokurorisë kosovare janë mohuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila në një reagim tha se të arrestuarit janë njerëz “të cilët kanë jetuar paqësisht për vite, pa probleme në pragjet e dyerve të tyre”.
Në njoftimin e saj thuhet se “sipas dëshmitarëve, policia e kishte një listë të serbëve që do t’i arrestonte dhe se nuk paraqiti asnjë urdhër për bastisje”.
Ajo gjithashtu e akuzoi Policinë e Kosovës për përdorimin e “dhunës” gjatë arrestimeve, pa dhënë ndonjë dëshmi për këtë.
Dhjetorin e kaluar Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se ka ngritur 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.
Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. (REL)
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













