Lajme
Në ç’ shtet u zgjodh deputetja e parë me sindromën Down
Duket se ende përmbysja e stereotipave dhe pengesave për sindromën Down vazhdon.
Në Spanjë, më konkretisht në pushtetin vendor të Valencias, u zgjodh deputetja e parë femër me sindromën Down.
46 -vjeçarja Mar Galcerán tha pas suksesit të saj: “Vendosni synime, sepse në fund, në mënyrë të vazhdueshme, ju i arrini gjithmonë ato. Ju kërkoj të përpiqeni, të mos konsideroni asgjë të humbur, sepse mund të arrini gjithçka që keni në mendje. Unë do të punoj për t’u shërbyer qytetarëve. Roli im si deputete është t’i shërbej shoqërisë”.
Mar Galcerán, me studime në profesionet e turizmit, ka mbi njëzet vjet që punon në sektorin publik, ku është aktive në çështjet e mirëqenies sociale, shëndetit publik, barazisë dhe përfshirjes.
Në fakt, ajo ishte për katër vjet presidente e organizatës Asindown Comunitat Valenciana, personi i parë me sindromën Down që ishte në këtë pozicion.
Nuk është hera e parë që fraksioni i saj, Corts Valencianes, ka bërë një ndryshim.
Në zgjedhjet e mëparshme, për herë të parë deputete u zgjodhën një grua me karrige me rrota, Laura Soler dhe deputetja e parë e shurdhër, Pilar Lima.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












