Bizneset
Në “JetSet” të Klotenit, dasma ka shijen e vendlindjes
Restoranti “JetSet” në afërsi të Aeroportit të Cyrihut, përveç për ushqimet tradicionale shqiptare që ofron, po preferohet shumë edhe për organizimin e dasmave. Pronari Jetmir Shabanaj tregon për lexuesit e albinfo.ch përse është kështu
I vendosur në zonën industriale në Kloten, shumë afër Aeroportit të Cyrihut, restoranti “JetSet” është bërë vend i preferuar jo vetëm për gatimet ndër më të lirat tradicionale shqiptare që ofron, po edhe për ahengje familjare të shqiptarëve të Zvicrës. Një vend i mahnitshëm, me një enterier me ngjyra të kombinuara dhe me një kulturë shërbimi jashtëzakonisht cilësore.
Idenë e hedhjes së hapit për hapjen e një restoranti të këtillë e pati gastronomi me prejardhje nga Prizreni, Jetmir Shabanaj. 41 vjeçari rrëfen, se pas përvojës disavjeçare nëpër hotele dhe restorante të njohura nëpër Zvicër dhe SHBA, si “Colors, “Sheraton”, “Marriott”, ai donte të bënte diçka vetë, dhe kështu ia arriti të realizojë projektin me emrin “JetSet” një emër që nuk është pa domethënie.
“JetSet” i ka tri domethënie: tri shkronjat e para kanë të bëjnë me emrin e Jetmirit, ndërsa “JetSet” për shkak të afërsisë me aeroportin dhe shkronja «S» lidhet me mbiemrin Shabanaj, shpjegon gastronomi ambicioz.
Në “JetSet” flitet, përgatitet dhe hahet shqip
“Kërkesa për ushqim të mirë vjen si nga nevoja për t’iu kundërvënë një përhapjeje të shpejtë të ushqimit Fast-Food, ashtu edhe për të mbrojtur vlerat dhe veçantitë e traditës. «E kam parë si nevojë për ata që duan një vend qetësie, larg zhurmës urbane dhe ata që duan të shijojnë lirshëm gatimet tradicionale shqiptare me një nivel më të lartë, këtë e pohojnë mysafirët”, thotë Jetmiri, i cili nuk është krejt rastësisht në këtë biznes. Ai ka të mbaruar shkollën e mesme dhe të lartë të gastronomisë në Zvicër.
Për këto 7 muaj, Jetmiri thotë se jo të gjithë e kanë idenë se çfarë i pret në “JetSet”. “Tashmë mysafirët e rregullt e dinë që këtu përgatitet dhe flitet shqip, dhe pronari është shqiptar. Me këtë koncept dua t’i bëj të ndjehen mysafirët si në shtëpi të tyre”.
Shqiptarët zakonisht janë të zhurmshëm, në kuptimin pozitiv, nëpër ahengjet e tyre familjare dhe nga kjo pikëpamje, restoranti “JetSet” në zonën industriale Kloten është bërë vend ideal për të festuar lirshëm, mendon Jetmiri. “Nuk keni nevojë të kërkoni vend parkime e as të paguani po edhe nuk keni përse të shqetësoheni se po bëni zhurmë”.
Por nuk është vetëm kjo që e shtyri Jetmirin të organizojë edhe evente familjare në restorantin e tij.
“Dasma në Zvicër mund t’ ju kushtojë më lirë se në Kosovë!”
Megjithëse lidhjet me Kosovën mbeten ende të forta, brezi i dytë dhe i tretë i diasporës po integrohet gjithnjë e më shumë në Zvicër. Kjo ka ndikuar që shumë prej pjesëtarëve të këtyre brezave të vendosin që dasmat t’i organizojnë në Zvicër e jo në Kosovë. “Prej ditëlindjeve deri te martesa, tashmë 3-4 evente në muaj organizohen në “JetSet” në Kloten. Kjo tregon se të rinjtë kanë krijuar rrethin në Zvicër dhe po e ndajnë lumturinë bashkë më shoqërinë e tyre” .
Jetmiri është i bindur se tashmë 80 për qind të fejesave të shqiptarëve organizohen në Zvicër ndërsa mendon se pas 4-5 vjetëve të rinjtë e rritur këtu natyrshëm nuk do të shkojnë më të martohen në Kosovë.
“Nëse kalkuloni të gjitha shpenzimet përcjellëse të një dasme në Kosovë atëherë rezulton që e njëjta të jetë më e lirë në Zvicër”, shprehet Jetmiri dhe rrëfen për dasmat e përziera që organizohen në Zvicër.
“JetSet”, me kapacitet prej 130 ulëseve brenda dhe 120 në tarracë
Jetmiri gjatë një bisede me organizatorin e dasmës përcakton edhe kërkesat e një eventi që ai të rezultojë sa më i veçantë Shabanaj thotë se të gjithë ata që kanë vendosur të ngjiten në altarin e martesës të mos brengosen për ahengun e tyre familjar, duke hedhur një diagonale me ahengjet në Kosovë. Sipas Jetmirit, atje i gjithë përkushtimi është te optika ndërsa ai për vete preferon sallat me tradicion dhe jo ato që hapen për çdo vit.
“Ushqimi nuk të vjen i ngrohtë pastaj nuk ka rend nëpër dasmat tona. Në vend që të kënaqemi dhe ta shijojmë atmosferën, ne dalim të lodhur e të raskapitur nga zhurma e lartë e muzikës. Organizohet asisoj që në fokus të mos të jetë ushqimi por salla dhe luksi, por jo edhe kualiteti për t’i kënaqur mysafirët”, shprehet Jetmiri për dasmat në disa restorante në Kosovë.
Sido që të jetë, restoranti “JetSet” me tarracë në Kloten është më në fund një shembull për t’u ndjekur; këtu mund të pish kafenë, të shijosh ushqimin tradicional dhe të jetosh jetën qetësisht.
Shumicën e fejesave, shqiptarët e këtushëm i bëjnë në Zvicër
Megjithëse lidhjet me Kosovën mbeten ende të forta, brezi i dytë dhe i tretë i diasporës po integrohet gjithnjë e më shumë në Zvicër. Kjo ka ndikuar që shumë prej tyre të vendosin që dasmat t’i organizojnë në Zvicër e jo në Kosovë për arësye te natyrshme. Jetmiri është i bindur se tashmë 80 për qind e fejesave të shqiptarëve organizohen në Zvicër ndërsa mendon se pas 4-5 vjetëve të rinjtë e rritur këtu natyrshëm nuk do të shkojnë më të martohen në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bizneset
E-Diaspora
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër: "Nëntori Shqiptar" pjesë e festimeve të 80-vjetorit të çlirimit,...
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kosovë: Një grup ish-studentësh të Harvard-it kanë krijuar çmimin prestigjioz “Harvard Prize Book”
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
Jeta në Austri
-
Çfarë zbulon Dita e Pagave të Barabarta për hendekun gjinor të pagave në Austri këtë vit Hendeku gjinor i pagave ndryshon ndjeshëm në gjithë Austrinë, në varësi të rajonit. Këtu janë rajonet...
-
Firmat austriake investojnë 404 milionë euro në sigurinë e punëtorëve
-
Austriakët shpenzojnë shuma rekorde për të ngrënë jashtë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Salzburg: I riu nga Kosova zë vendin e dytë për piano