Lajme
Në Itali zbulohet një vatër me variantin britanik të COVID-19
Një vatër e variantit britanik të koronavirusit u zbulua në Itali, në një qytet në veri të vendit dhe ekspertët kërkuan një vëmendje të veçantë për përhapjen e varianteve të reja.
”Më 24 janar, 24 persona, nxënës dhe mësues, rezultuan pozitivë në një shkollë në Corzano, një lokalitet me rreth 1 400 persona në veri të Italisë, dhe autoritetet lokale të shëndetësisë vendosën të testojnë 189 persona shtesë, raste kontakti”, sipas një njoftimi për shtyp, transmeton AFP, përcjell Albinfo.ch.
Nga këto 189 persona, 139 u testuan pozitiv, por vetëm një u shtrua në spital, të tjetër nuk kanë pasur simptoma.
Duke parë këtë shifër të lartë, autoritetet shëndetësore kërkuan gjurmimin e mostrave të caktuara.
“Katërmbëdhjetë mostra u gjurmuan dhe të 14-ta rezultuan pozitive me variantin britanik”, vijon komunikata.
Fondacioni shëndetësor shkencor ”Gimbe” paralajmëroi kundër një rifillimi të lehtë të kontaminimeve në Itali, duke theksuar rrezikun e varianteve të reja.
“Krahasuar me javën e mëparshme, në nëntë rajone kemi regjistruar një rritje në përqindjen e rasteve të reja”, theksoi ”Gimbe” në një deklaratë, duke cituar shifrat për javën e 27 janarit deri në 2 shkurt.
“Këto sinjale na ftojnë të ndjekim me shumë kujdes përhapjen e varianteve të reja duke rritur gjurmimin e virusit kur zbulohet një rritje anormale e rasteve të reja”, sipas të njëjtit burim.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














