Lajme
Në Bavari, nga 21 shtatori, fillon mësimi në gjuhën shqipe
Mësimi shqip për fëmijët shqiptarë që jetojnë në landin e Bavarisë në Gjermani pritet të fillojë më 21 shtator, raporton albinfo.ch. Një gjë e tillë u bë e ditur nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH).
“Kryesia e LAPSH-it njofton bashkëkombësit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në landin e Bavarisë, që mësimi plotësues në gjuhën shqipe do të fillojë nga data 21 shtator.
Për fillimin e ri të vitit shkollor 2020/21 kryesia e LAPSH-it i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, po ashtu ka siguruar librat për të gjithë nxënësit, ditarin e punës dhe planin vjetor, të mbështetur në korrikulen e përbashkët të dy shteteve tona shqiptare, të Tiranës dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











